GazetaMax
Lifestyle

Teknologjia më moderne për radiodiagnostikë me çmime të arritshme për të gjithë, në VFV Clinic!

Aparate të teknologjisë së fundit me precizitet dhe saktësi maksimale, ndërsa rrezatim minimal do të gjeni në VFV Clinic.

“Rëntgen aparat digjital që mundëson fotografi me kualitet maksimal me rrezatim minimal. Aparati për shkak se posedon ekspozim automatik, përqindja për rifotografim është minimale” thotë njëri nga teknikët e klinikës.

Aparati për rezonancë magnetike në këte klinikë punon me fuqi të polit magnetik me 1.5 tesla, ndërsa karakteristike është se posedon tunel të shkurtër gjë që sipas teknikut ul rrezikun për klaustrofobi tek pacientët. Ai shton se aparatet radiodiagnostike në këtë klinikë paraqesin fotografi të shkëlqyera me kualitet maksimal, ndërsa rrezatim minimal. Të njëjtën e thotë edhe teknikja tjetër e klinikës e cila prezentoi dy aparate tjera atë për tomografi kompjuterike, si dhe mamografi që japin fotografi me rezolucion maksimal.

“Gjenerata më e re e detektorëve që ka aparati i mamografisë na mundëson rehati gjatë incizimit, dhimbje më të vogël gjatë kontrollimit dhe dukshëm sasi më të vogël të rrezatimit” vlerëson ajo duke folur për aparatin e mamografisë.

Vlen të theksohet se megjithëse bëhet fjalë për aparatet më bashkëkohore të mjekësisë moderne, çmimet e shërbimeve janë të kapshme për të gjithë. Kështu për shembull rëntgen i një rajoni të trupit kushton vetëm 999 denarë.

https://www.facebook.com/vfv.clinic/videos/3348339998822606/

Related posts

Ky frut shëron kancerin

Gazetamax.mk

Të dhëna shqetësuese për kancerin e gjirit, ulet mosha e të prekurve

Gazetamax.mk

Pse është e mirë të ecurit vetëm?

Gazetamax.mk