GazetaMax
Sport

Ten Hag i lumtur që punon me Jadon Sanchon: Është një lojtar i shkëlqyer

Manchester United ka shmangur humbjen ndaj Leeds United, kur e pa vetën në disavantash 0-2.
Megjithatë Djajtë e Kuq arritën të shënonin dy gola për të shmangur humbjen dhe për të marrë një pikë të rëndësishme.
Marcus Rashford dhe Jadon Sancho realizuan golat për United, derisa pas ndeshjes ka folur trajneri holandez Erik Ten Hag.

I pari i shtabit teknik të United ka thënë se është i kënaqur, por edhe i zhgënjyer në të njëjtën kohë.
“Jam i kënaqur dhe i zhgënjyer në të njëjtën kohë. Nuk mund ta nisnim ndeshjen aq lehtë, aq më tepër në një derbi shumë të ndjerë”.
“Më pas jam shumë i kënaqur me reagimin, pasi dominuam , shënuam dy gola dhe mund të kishim fituar”, ka thënë Ten Hag.
Tutje trajneri holandez foli edhe për yllin anglez Jadon Sancho që ka arritur të jetë vendimtar në ndeshjet e fundit.
“Më vjen mirë për Sanchon, që është rikuperuar dhe po gjen formën më të mirë. E dimë që është një lojtar i shkëlqyer dhe tani presim ta tregojë në fushë”, u shpreh Ten Haag. 

Related posts

Formacionet zyrtare: Salernitana – Roma

Gazetamax.mk

Lirohet nga spitali portieri i Ballkanit

Gazetamax.mk

Pesë skuadra i vihen pas Lingradit

Gazetamax.mk