GazetaMax
Lajme

Tensione në Afrikë: Burundi thotë se Ruanda po planifikon ta sulmojë

Presidenti i Burundit, Evariste Ndayishimiye, i ka thënë televizionit BBC se ai ka parë “të dhëna të besueshme të inteligjencës” se Ruanda planifikon që ta sulmojë vendin e tij.

Ai tha, gjithashtu, se Ruanda ishte munduar që të kryente një puç para një dekade në Burundi, në mënyrë të ngjashme me “atë që është duke e bërë në Republikën Demokratike të Kongos” tani, raporton transmetuesi publik britanik.

Ruanda tashmë është kundërpërgjigjur, duke i quajtur “të befasishme” komentet e presidentit të Burundit dhe duke këmbëngulur se dy vendet fqinje janë duke bashkëpunuar rreth planeve të sigurisë për kufirin e tyre të përbashkët, i cili ka qenë i mbyllur për më shumë se një vit.

Pavarësisht nga provat e gjera të OKB-së, Ruanda gjithmonë ka mohuar se e armatos dhe e mbështet grupin rebel M23, i cili rishtazi ka marrë nën kontroll pjesë të mëdha territori në pjesën lindore të Kongos krahas trupave ruandeze.

“Ata do të thoshin se është një problem i brendshëm, kur problemi është Ruanda. Ne e dimë se ai (presidenti i Ruandës, Paul Kagame) ka një plan për ta sulmuar Burundin” – tha presidenti Ndayishimiye.

“Burudnasit nuk do të pranojnë që të vriten siç po vriten kongolezët. Njerëzit burundas janë luftëtarë, por tani ne nuk kemi ndonjë plan për ta sulmuar Ruandën. Ne duam që ta zgjidhim problemin me dialog” – shtoi ai.

Në qendër të komenteve të presidentit burundas ishin thirrja për paqe dhe për zbatimin e plotë të një marrëveshjeje mes dy vendeve – një pakt i paqes që ishte nënshkruar viteve të shkuara por, sipas Burundit, nuk ishte respektuar nga Ruanda.

Njerëzit që e bënë puçin e vitit 2015 u organizuan nga Ruanda, pastaj ikën. Ruanda i organizoi ata. Shkoi për t’i rekrutuar të rinjtë në kampin “Mahama”. I trajnoi, u dha armë, i financoi. Ata janë duke jetuar në tokën e Ruandës” – pretendoi presidenti i Burundit.

“Nëse Ruanda pranon që t’i dorëzojë ata dhe t’i sjellë para drejtësisë, problemi do të ishte i përfunduar” – shtoi ai.

“Nuk ka nevojë që ne të shkojmë në luftë. Duam dialog, por nuk do të rrimë ulur kot, nëse sulmohemi” – paralajmëroi Ndayishimiye.

Related posts

Nga salla e operacionit deri te takimet diplomatike, si kalon një ditë e Bujar Osmanit

Gazeta Max

25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit

Gazeta Max

Aktori dhe modeli Avni Selimi gjen dashurinë dhe bëhet baba

Gazeta Max