GazetaMax
Lajme

Tërmeti shkund përsëri Greqinë

Një tjetër tërmet ka tronditur Greqinë ditën e sotme. Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 3.7 Rihter dhe u regjistruan në orën 13:31 me atë greke. Epiqendra ishte përsëri në zonën e Evias.

Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 7 km në jugperëndim të Prokopit, me një thellësi fokale prej 12.3 km.

Vërehet se dridhjet janë ndjerë edhe në zonat e Atikës, por nuk u raportua për të lënduar apo dëme të mëdha.

“Tërmet me magnitudë paraprake 3.7 me epiqendër në Prokopi, Evia (jo epiqendra në Nea Stira). Ndjehet pak edhe në Atikën lindore”, shkroi sizmologu Gerasimos Papadopoulos në postimin e tij, informon ‘Protothema”.

Të hënën një tërmet i fuqishëm shkundi vendin fqinj, me forcë 5.2 magnitudë Rihter, po në Evia dhe konkretisht në Nea Stira, ku nuk u regjistruan të lënduar në njerëz.

Related posts

Pasholli në mbledhje të kryetarëve të Komisioneve të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të IEQ-it në Beograd

Gazeta Max

VLEN: BDI i krijon padrejtësitë, pastaj akuzon të tjerët

Gazeta Max

VMRO grumbullon nënshkrime, pushtetit paralajmëron: Do ta ndërpresë integrimin europian

Gazeta Max