GazetaMax
Lifestyle

Tetë fakte “të ashpra” që i mësojmë dikur në jetë

Procesi i rritjes së njeriut ndodh gjatë gjithë jetës së tij dhe sa më shumë ai zhvillohet profesionalisht, mendërisht, por edhe në çështjen e karakterit aq më shumë mëson rreth vetes, jetës dhe njerëzve. Ja disa të vërteta të thjeshta që të gjithë i kanë kuptuar në një moment të caktuar të jetës.
Nuk ka asnjë arsye pse duhet të sakrifikosh veten për të tjerët – Frazat “gjithçka që po bëj, e bëj për ty” janë të kota dhe shpesh shoqërohen për përgjigjen e ftohtë dhe të thatë të të tjerëve si “nuk të tha kush ta bëje”. Le të jemi të sinqertë, njerëzit rreth nesh nuk kanë nevojë për flijimet tona. Më shpesh, ata ndjehen të acaruar nga ky përkushtim i tepruar.
Asnjëri nga ne nuk do të marrë një medalje në punë -. Ekziston një shprehje “Ishte një nga kuajt më punëtor dhe të fuqishëm në fshat, por nuk u bë kreu i fshatit.” Herët ose vonë ju do të përballeni me një të vërtetë të ngjashme të pakëndshme në punë. Ju mund të bëni çdo lloj pune që ju jepet por të vetëm gjë që po dëmton janë shëndetin, qetësinë dhe kohën tuaj. Mos prisni asnjëherë që të merrni lëvdata nga shefi juaj.
Pamja e jashtme ka rëndësi – Na pëlqen ose jo, njerëzit ndikohen nga paraqitja e jashtme në marrjen e vendimeve. Ju mund të flisni pafundësisht për botën e pasur të brendshme dhe për bukurinë e shpirtit tuaj, por e vërteta është që për të fituar një pozicion pune ju duhet edhe paraqitja e mirë. Nuk janë vetëm aftësitë profesionale të personave që ata vlerësojnë në intervista, por edhe pamjen e kandidatit, si dhe aftësinë e tyre për të komunikuar me njerëzit e tjerë.
Nëna juaj nuk ka gjithmonë të drejtë – Me kalimin e kohës kuptojmë se nëna dhe babai janë njerëz të zakonshëm që kanë gabimet e tyre dhe jo gjithmonë ajo që thonë është e vërtet apo e mençur.
Ju do të mësoni gjatë gjithë jetës tuaj – Nuk do të mjaftojë vetëm shkolla, kurset apo trajtimet. Njerëzit gjithmonë janë në zhvillim dhe studim gjatë gjithë jetës së tyre. Teknologjia moderne po zhvillohet me shpejtësi të tillë që profesioni juaj mund të mos ekzistojë më pas 10 apo 15 vitesh. Kjo do të thotë që gjithmonë duhet të jeni gati për të mësuar diçka të re dhe për të rritur kualifikimet tuaja për t’u bërë specialist në linjën tuaj të punës.
Nëse nuk merrni pjesë vazhdimisht në festa, njerëzit nuk do ju ftojnë më pas njëfarë kohe – Duke refuzuar të gjitha ftesat, herët a vonë do të përballeni me situatën ku miqtë tuaj do të mendojnë se nuk ndiheni më të interesuar të komunikoni me ta dhe ata do të harrojnë gjithçka për ju.
Na vjen keq t’ju themi, por ju nuk jeni qendra e universit – Jeni mërzitur se nuk keni marrë komplimente sa duhet? Keni blerë diçka të shtrenjtë, por askush nuk e ka kuptuar? Mos u mërzisni, pasi askush nuk shikon me aq vëmendje, pasi ju nuk jeni qendra e mendimeve të tij. Secili është i fokusuar në qëllimet e tij dhe nuk ka kohë të merret me detajet e vogla tek kolegët apo miqtë e tij.
Është gjithmonë dikush më i mençur, më i ri dhe më i bukur se ti – Ndoshta goditja më e madhe në vetëvlerësimin e dikujt është kuptimi se ka njerëz shumë më të mirë se ti në këtë botë.

Related posts

Llojet e dhimbjeve që s’duhet t’i injoroni

Gazetamax.mk

Pasojat e gjumit të pakët dhe atij të tepërt

Gazetamax.mk

Shkencëtarët ringjallën pjesërisht organet e derrit një orë pasi kafshët vdiqën – një zbulim revolucionar për transplantet njerëzore

Gazetamax.mk