GazetaMax
Lajme

Tetova gati për të ardhmen: Albi Qamili dhe Bilall Kasami takojnë banorët e lagjes Shaip Kamberi

Me një zë të bashkuar, kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës dhe bartës i listës së koalicionit Vlen, Albi Qamili, së bashku me kryetarin aktual të komunës, Bilall Kasami, shefin e shtabit Besar Durmishi dhe kandidatët për këshilltarë, zhvilluan një takim me banorët e lagjes Shaip Kamberi.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutuan arritjet e mandatit të parë, sfidat e hasura dhe planet e mëdha për zhvillimin e Tetovës. Qamili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për të realizuar projektet që do ta transformojnë qytetin në një komunitet modern dhe funksional.

“Tetova nuk ndalet! Me një vizion të qartë dhe angazhim të përbashkët, po përgatitemi t’i themi me një zë ‘PO’ kapitullit të dytë të transformimit,” deklaroi Qamili para banorëve.

Takimi dëshmoi mobilizimin dhe mbështetjen e qytetarëve të lagjes Shaip Kamberi për programin e Vlen dhe kandidatët e tij, duke treguar besimin se koalicioni do të vazhdojë me zhvillimin e Tetovës në të gjitha aspektet.

Related posts

Arber Veliaj del nga SPAK: Erdha vullnetarisht të sqaroj pozicionin tim

Gazeta Max

Taravari pritet nga Taulant Balla dhe grupi parlamentarë i PS

Gazeta Max

Dimitrov: Të pretendosh se identiteti i dikujt është falsifikim, e palogjikshme

Gazeta Max