GazetaMax
Lajme

Tetova i del në ndihmë Turqisë, nëntë zjarrfikës do të shkojnë në zonat e prekura nga tërmeti

Tetovë, 7 shkurt – Nëntë pjesëtarë të Brigadës Zjarrfikëse të Tetovës, sot janë nisur për në juglindje të Turqisë, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i ditës së hënë.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me shefin e Brigadës së Zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ameti, thanë se “Tetova bashkëndjen dhimbjen e madhe që ka kapluar Turqinë”.

“Në shenjë solidarizimi dhe mbështetje, një grup prej 9 vetave të licencuar për fatkeqësi natyrore nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë me mjete kundër zjarrit dhe atyre për kërkim shpëtim janë nisur për në Juglindje të Türkiye në ndihmë të popullit turk”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Ndërkohë në Shkup disa qytetarë kanë hapur tendë për mbledhjen e ndihmave, të cilat do të dërgohen po ashtu në Turqi.

Ndryshe, më shumë se 4,300 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 19,000 janë lënduar në Turqi dhe Siri, sipas zyrtarëve. Pas tërmetit fillestar, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së regjistroi të paktën 100 pasgoditje, duke përfshirë një të fuqishme me magnitudë 7.5 ballë.

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/727055572123758

Related posts

Së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për alarmet e rreme për bomba

Gazeta Max

Ngjarje solemne dhe ekspozitë në nder të viktimave nga Lufta e Dytë Botërore dhe lufta në Ukrainë

Gazeta Max

Këshilli i PP i propozon Abazin dhe Rajevskan anëtarë të KD të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë

Gazeta Max