GazetaMax
Lajme

Tetovarët në pika grumbullimi dhurojnë donacion për Turqinë dhe Sirinë

Tetovë, 9 shkurt – Në sheshin në Tetovë dhe në sallën sportive në gjimnaz sot filluan të funksionojnë pikat e grumbullimit ku qytetarët do të mund të dhurojnë ndihmë, që pastaj do të dërgohet në zonat e prekura nga tërmeti në Siri dhe Turqi.

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami dhe kryetari i Këshillit Besar Durmishi ishin pjesë e qytetarëve të cilët vendosën përmes fletpagesave bankare të ndajnë para në llogari të dedikuar për donacione për këto dy vende.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tetovës të ndihmojnë sipas mundësive të tyre në pjesën e donimit të mjeteve materiale, prodhime, të cilat nevojiten për këtë situatë por edhe para dhe mjete financiare. Ne për këtë qëllim i kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe së bashku me sektorin civil të mundemi t’u mundësojnë qytetarëve që në mënyrë më të lehtë t’i japin donacionet e tyre. Në pjesën e mjeteve financiare tashmë është hapur llogaria donatore në kuadër të Komunës së Tetovës dhe virmanë të përgatitur për pagesë me të cilat qytetarët do të mund donacionet e tyre t’i realizojnë përmes bankave. Siç fillimisht u njoftuam, në këtë situatë fillestare ka disa probleme administrative për mbajtjen e prodhimeve dhe prandaj rekomandojmë që donimi të jetë me mjete financiare sepse kjo më shpejt dhe më lehtë mund të mbërrië në destinacionin e nevojshëm. Disa qtyetarë duan të ndihmojnë në pjesën e përballjes me rrënojat, ka gadishmëri që të dërgohet mekanizëm atje, për këtë jemi në kontakt me ambasadën dhe me institucionet në Turqi”, deklaroi Bilall Kasami.

Në pikat e grumbullimit ka njerëz të cilët janë të angazhuar për pranim tëdonacioneve prej orës 10 deri në orën 18 çdo ditë deri më 21 shkurt, deklaroi Ahmed Nebi, përfaqësues i shoqatës Alaxha.

Kryetari Kasami informoi se ka pasur kontakt fillestar me dy nxënësit dhe mësuesin nga Tetova të cilët ishin në Turqi gjatë tërmetit, pas çfarë të sigzrt u kthyen në shtëpi.

Në buxhetin e komunës, Tetova do të ndajë milion denarë ndihnë për zonat e prekura nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/pfbid02KULdDZ9rNdxAxFecBePSYUiKNY8Yo1ZMmw8N5fVc8LcEHWmPiBDALcHcGjKcs5zhl

Related posts

Universiteti i Tetovës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Komisionin e letrave me vlerë

Gazetamax.mk

Ademi: Vlen po i nënshtrohet VMRO-së për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Gazetamax.mk

Zjarrfikësit e Dibrës këtë vit me 125 intervenime

Gazetamax.mk