GazetaMax
Lajme

Thaçi: Aleanca për Shqiptarët nuk ekziston as formalisht, as politikisht

Tetovë, 1 Tetor – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka deklaruar se partia ASH nuk ekziston as politikisht e as formalisht.

Në një prononcim për “Gazeta Lajm”, ai tha se është çështje kohe kur kjo parti të zhduket tërësisht.

“Nuk ekzistojnë ata, as formalisht, as politikisht. Janë të përfunduar vetëm pritet dita e zgjedhjeve, pas 6 muajve apo pas 1 vit e gjysëm. Ata janë të ekzekutuar politikisht. Nuk besoj që do të ketë tronditje në kuadër të qeverisjes së vendit sepse bota për përballet me një agresion shumë të madh të Rusisë”.

“Agresioni është i dukshëm, i prekshëm dhe i dhunshëm me viktima në Ukrainë, ndërsa në pjesët tjera të botës siç është Ballkani Perëndimor ky agresion të jetë sekret. SHBA-të janë shumë vigjilentë dhe ju i ndjekni deklarimet e fundit edhe Stejt Departamentit se Rusia nuk është dorëzuar. Ky është prioriteti, tjerat vijnë pastaj”, tha Thaçi.

Related posts

Besim Memedi braktis Taravarin, i bashkohet Fetait dhe Aliut, mbetet sekretar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë

Gazeta Max

Faktet historike dëshmojnë: Himara nuk mund të jetë greke!

Gazeta Max

Besimi: Me përbërjen e kompletuar të Qeverisë jemi të gatshëm për dhënien e euroobligacioneve

Gazeta Max