GazetaMax
Lajme

Thaçi flet për ndryshimet kushtetuese: Nuk ekziston 80-shi në Kuvend!

Shkup, 24 tetor – Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë, Menduh Thaçi, sonte në emisionin Click Plus, tha se në Kuvendin e Maqedonisë nuk ekzistojnë numrat për të bërë ndryshimet kushtetuese, pra 80 vota, aq sa kërkon Kushtetuta. Por nga ana tjetër ai tha se Qeveria është stablie, sepse numrat për qeverie janë.

“80-shi nuk ekziston në Kuvendin e Maqedonisë, për ndryshimet kushtetuese. Për të ardhmen e Maqedonisë ky numri 80, ka të bëjë me rrugëtimin evropian. Qeveria aktualisht nuk ka krizë me numra, por ka krizë me numrin e ndryshimeve kushtetuese dhe kjo shkon pak më larg. Këtu flitet për opozitën maqedonase se nuk do të bëhet pjesë e ndryshimeve kushtetuese, pjesa tjetër është marketing elektoral”- tha Thaçi.

Thaçi: Asnjë person të PDSH-së nuk kam punësuar që kur jemi në qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike Thaçi tha se në këto 2-3 vite që është në Qeveri nuk ka punësuar asnjë person të PDSH-së, ndryshe nga Kasami apo Gashi.

“Asnjë person nuk ka punësuar PDSH-ja prej kur është në Qeveri, këto dy-tre vjet. Asnjërit nuk i kam thënë pa punëso këtë, apo ma punëso atë. Të gjithë të tjerët kanë shkuar me këto kalkulimi, që nga Ziadin te Kasami dhe Gashi”, tha Thaçi.

“Grupi i zjarrit”, Thaçi: Kjo është një betejë e gërditshme brenda BDI-së për pushtet

Thaçi foli edhe për zhvillimet e fundit në BDI me “grupin e zjarrit” duke thënë se kjo është një beteje e gërditshme e brendshme për pushtet, tenderë etj.

“Më lejoni të konstatoj se ky grupi i zjarrit ka të bëjë me një betejë të brendshme kadrovike, një betejë e gërditshme e brendshme individësh dhe grupesh brenda BDI-së për të arritur sa më shpejt te pushteti, te fuqia, para, tenderë etj.”, tha Thaçi.

Related posts

Abuzim nga ana e qytetarëve, reagon Fondi për sigurim shëndetësor: Sqarojmë procedurën e referimit për trajtim jashtë vendit

Gazetamax.mk

Mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Gazetamax.mk

Taravari zgjidhet kryetar i ASH deri në kongres

Gazetamax.mk