GazetaMax
Lajme

Thaçi i refuzohet leja për të marrë pjesë në varrimin e babait, Haxhiu: Do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit për të mos i dhënë ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Haxhiu e cilësoi këtë vendim si të padrejtë dhe të papranueshëm.

“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës.

Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Related posts

Presidentja Osmani takohet me Kryeministrin e Katarit, ja çka biseduan

Gazeta Max

S’ka intersim për vaksinim kundër kancerit në mitër

Gazeta Max

Shpërthen zjarri në pesë lokacione të Kosovës

Gazeta Max