GazetaMax
Lajme

Thaçi: Nuk është koha për shantazhe

Shkup, 7 nëntor – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, para takimit të liderëve në Kuvend deklaroi se me dialog të mirë duhet të arrihet marrëveshje për ndryshimet kushtetuese dhe se nuk ka rrugë tjetër për zhbllokimin e procesit integrues.

Rreth asaj nëse edhe ata kanë kushte si partitë tjera shqiptare, Thaçi tha se heqja e “20 përqindëshit” nga Kushtetuta është propozim i tyre dhe se tani nuk është koha për shantazhe.

“Unë gjithmonë them se jam më keq se të gjithë, mos më futni në formulime të tilla. Unë nuk e di kush janë ato parti tjera politike shqiptare. Nëse mendoni se është BESA, për mua ata ende janë pjesë e koalicionit me LSDM-në. Po, ky është propozimi i jonë. Është shumë keq kur librin që ju e shkruani ta ligjërojë dikush tjetër në universitet. Është vjedhje e platformës, vjedhje e një ideje. Mendoj se është koha që tashmë të flasim publikisht për identitetin e shqiptarëve që të bëhen pjesë e normave juridike të vendit tonë”, tha Thaçi duke shtuar se megjithatë nuk është koha për kushte dhe shantazhe.

Sipas tij madje “nuk është koha t’u jepet armë në dorë kundërshtarëve të procesit integrues” dhe a janë të shumtë apo të paktë, për të nuk është aq e rëndësishme.

“Kam biseduar me z.Ahmeti në këtë temë, do të vazhdojmë të bisedojmë, por ne nuk kemi asnjë kusht. Dhe kjo duhet thënë shumë qartë. Pastaj do të flasim siç kemi biseduar me z. Ahmeti dhe partnerin tonë të koalicionit dhe me opozitën maqedonase. Kemi argumente të fuqishme, por nuk është koha që të vendosen kushte apo afate. Ky është një proces shumë më i madh se ajo tjetra”, tha i pari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Related posts

Zekolli për opozitën: Heshtja ndaj Mickoskit është më e zëshme se bërtimat ndaj Grubit

Gazetamax.mk

Pashallarët e VMRO-së/ Deputetët që pasurohen në kurriz të qytetarëve: Si u derdhën në llogari 132 mijë euro…

Gazetamax.mk

Pendarovski për klubin kontestues në Manastir: “Faji” është edhe te institucionet tona

Gazetamax.mk