GazetaMax
BALLINA

Thaçi për Triling: Vokabulari i viteve të 90 që sot e rikthen VMRO-ja do ta mer shuplakën e merituar në zgjedhje

Në intervistë për emisionin “Triling” të TV 24 , Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi paralajmëroi se shqiptarët në këto zgjedhje do t’ia japin shuplakën e merituar VMRO-së dhe partive të tjera opozitare që kanë rikthyer vokabularin anti shqiptar të viteve të 90.

“ Pozicionimet e fundit politike të opozitës maqedonase në lidhje me vokabularin të cilin e ringjallën, vokabularin e viteve të 90-ta. Fjalën e kam për VMRO-në por edhe për partitë e tjera opozitare siç është Levica. Ai volabular më kujton vitet e 90-ta, dhe ai vokabular do ta mer përgjigjen e fortë politike nga shqiptarët” tha Thaçi në intervistë.

Anketat e fundit tregojnë se VMRO-ja është fituese potenciale dhe qëllimi i tyre është që nga ajo pozitë të mos negocionojnë me fituesin te blloku politik shqiptar. Mendoj se ajo është një situatë e rrezikshme kur qeveri bën me ata që skan legjitimitet, shtoi Thaçi.

Related posts

Fillon rikonstruksioni i 5 shkollave fillore, investimet e vazhdueshme në infrastrukturën arsimore

e-max

Luftoi me jetën, ja si duket Fatos Nano pas daljes nga spitali

e-max

Fillojnë punimet për linjën e interkonjeksionit 400 kV me Maqedoninë e Veriut, Balluku: Shton kapacitetet tona transmetuese

e-max