GazetaMax
LAJME

Thaçi: Qëllimi i VMRO DPMNE-së është të mos krijojë koalicion me BDI-në, e cila është potenciali i vërtetë i fuqisë politike shqiptare

Në një deklaratë të dhënë për emisionin “Debat Plus”, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), ka theksuar nevojën për formimin e një grupimi politik të fortë që do të garantojë mbrojtjen e interesave shqiptare. Thaçi ka shprehur shqetësimin se, në kontekstin e tensioneve aktuale mes komuniteteve shqiptare dhe maqedonase, është thelbësore të krijohet një front i bashkuar politik.

Sipas parashikimeve, opozita maqedonase pritet të fitojë në zgjedhje, dhe Thaçi ka vënë në dukje një strategji të oligarkisë maqedonase për të përjashtuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) nga koalicionet e ardhshme, duke preferuar të bashkëpunojë me parti më të vogla. Kjo, sipas Thaçit, është një përpjekje për të minimizuar ndikimin politik të shqiptarëve.

Thaçi ka shtuar se një nga detyrat kryesore pas zgjedhjeve do të jetë ndryshimi i Kushtetutës, një proces që kërkon një numër më të madh të deputetëve.

“Ne duhet të bëjmë një grupim të fortë politik i cili minimumin do të jetë garant i mbrojtjes së interesave shqiptare, brenda eskalimit të keqkuptimeve mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Prashikohet se opozita maqedonase do të fitojë bindshëm, dhe në kuadër të kësaj situate, është një ide e vjetër e tyre edhe e oligarkisë maqedonase, që me marrë parti tjera më të vogla dhe mos me marrë BDI-në. Mesazhi i vërtetë është se ata nuk duan ta marrin potencilain e vërtetë të fuqisë politike të shqiptarëve.
Pa këtyre zgjedhjeve detyra kryesore është ndryshimi i Kushtetutës, që kërkon nr më të madh të deputetëve”, tha Thaçi./tvkaln.mk/

Related posts

BDI: Skandaloze fitorja e Putinit dhe mbështetja ruse në Maqedoninë e Veriut

e-max

Grida Duma nuk është dakord me konkluzionet e Alibeajt: Duhet dorëheqje

e-max

Pothuajse 300 mijë qytetarë kanë sigurim jete, kanë investuar mbi 25 milionë euro

e-max