GazetaMax
Sport

The New Saints rival në raundin e parë eliminator të Champions League

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka përcaktuar kundërshtarin e KF Shkëndija në raundin e parë eliminator të UEFA Champions League.

Shorti i sotëm në selinë e UEFA-s në Nyon solli një emër të njohur për kuqezinjtë. KF Shkëndija në raundin e parë të Ligës së Kampionëve do të përballet me kampionin e Uellsit, The New Saints FC (TNS), një skuadër që e kemi përballuar edhe në të kaluarën.

Pikërisht në vitin 2018, në një tjetër rrugëtim europian, Shkëndija u përball me TNS në raundin e parë të Champions League. Ndeshja e parë në Shkup u mbyll me një fitore bindëse 5:0, ku katër gola u shënuan nga sulmuesi legjendar, Besart Ibraimi. Ndeshja e kthimit në Uells u mbyll me humbje 4:0, por kuqezinjtë u kualifikuan dhe vazhduan deri në “play-off” të Europa League, duke ndalur vetëm nga Red Bull Salzburgu i Austrisë dhe Rosenborgu i Norvegjisë, pas një vere historike për klubin.

Tani, pas shtatë vitesh, rrugët e Shkëndijës dhe TNS sërish kryqëzohen. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 8 ose 9 korrik në Uells, ndërsa takimi i kthimit një javë më pas në stadiumin në Shkup.

Skuadra është tashmë në fazën përgatitore në Slloveni dhe përballjet testuese që na presin do të shërbejnë për të arritur formën optimale në prag të këtyre sfidave europiane.

Përballja me TNS shënon fillimin e një tjetër rruge ambicioze për kuqezinjtë në arenën ndërkombëtare, me synimin për të kapërcyer sa më shumë shkallë drejt fazës së grupeve.

Related posts

Aleanca për Shqiptarët: Ziadin, Ti zgjodhe Artanin – tani çdo gjë është vonë!

Gazeta Max

Pas De Bruynes, një tjetër largim i madh pritet të ndodhë tek Manchester City

Gazeta Max

Këshilli Fiskal propozon rritjen e kufirit të moshës për pension në 67 vjet

Gazeta Max