Thursday, May 7, 2026

Lajmi në kohë reale

“Ti e din”, rikthen mjaft bukur me projekt të ri këngëtarin Vali

Ata që e ndjekin dhe e duan zërin e tij është dashur të presin 4 vjet për një projekt të ri nga këngëtari Valentin Kuqi Vali. ” Ti e din” quhet kënga më e re nga Vali por që e rikthen fuqishëm dhe bukur atë me këtë projekt të finalizuar edhe me klip. Për teksin dhe muzikën e kësaj kēngë që duket nē fillim si një baladë por mē pas vjen me shpërthim dhe me njē ritëm të bukur, ka menduar artisti tjetër Hekuran Krasniqi realizuar çdo gjë te studio By Heki. Artisti shqiptar i cili jeton dhe vepron në Diasporë megjithēse rrallë sjell klipe ai është mjaft i kērkuar dhe angazhuar në mbrëmjet e shumta muzikore dhe në gëzimet familjare. Tashmë Vali ka edhe kanalin e tij zyrtar ku do tē lansojē gjithmonē projekter e tij muzikore. Shumë shpejt ai ka gati edhe dy potpuri muzikore njëra vetëm e tjetra do të vijë me kolegen e tij Shemsie Gashi. Deri atëherë ne ju ftojmë tē shijoni e dëgjoni projektin e ti të sapo publikuar ” Ti e din” që e keni në linkun më poshtë.

Latest Posts

Mos e humb lajmin