GazetaMax
LAJME

Tolaj priti në takim drejtorin e Institutit për trashëgimi të Emirateve Arabe, Abdulazis Al Musallam

Takim tejet i frytshëm i drejtorit të ansamblit shqiptar në RMV z.Shkodran Tolaj dhe drejtorit të Institutit për trashëgimi të Emirateve Arabe z.Abdulazis Al Musallam

Drejtori i ansamblit z.Shkodran Tolaj i shoqëruar nga bashkëpunëtori për marëdhënie ndërkombëtare z.Amir Mamuti pritën sot në takim Drejtorin e Institutit për Trashëgimi të Sharjahut në Emiratet e Bashkuara Arabe z.Abdulaziz Al Musallam me të cilin Ansambli shqiptar ka patur bashkëpunime të frytshme falë të cilave është realizuar edhe udhëtimi dhe prezantimi i suksesshëm i artistëve tanë në vitin 2021!

Ata biseduan rreth projekteve të ardhshme dhe rëndësisë së bashkëpunimit kulturor në mes vendeve tona! Drejtori Tolaj prezantoi për së afërmi punën e institucionit dhe i dhuroi monografitë e CD- të e botuara dhe edituara nga ansambli përmes të cilave do pasqyrohen personalitetet tona dhe trashëgimia e pasur muzikore shqiptare, posaqërisht e trevave në RMV! Gjithashtu i dhuroi plisin identifikues të ansamblit dhe dhurata të tjera si shenjë mikëpritje dhe falemnderimi për këtë vizitë!

Drejtori i Institutit Dr.Abdylaziz Al Musallam përgëzoi përzemërsisht drejtorin Tolaj për punën dhe sukseset dhe e ftoi për pjesëmarrje në Emiratet Arabe në muajin dhjetor bashkë me artistët e ansamblit të cilët do të prezantojnë kulturën tonë në disa qendra të rëndësishme kulturore arabe! Ky takim i frytshëm u mbyll me konstatimin se arti dhe kultura i mbajnë kombet më afër dhe krijojnë ura të shkëlqyeshme të komunikimit siq është ky në mes dy institucioneve tona!

https://www.facebook.com/100064521287572/posts/pfbid0kQA4YXBLdc1Cwvp1ZrrsH6Aj4wixMKgGMh6wBfT8qwyizbWwhyTcKiaUUQzrvwPel/?mibextid=cr9u03

Related posts

Osmani: Duhet të ndërtojmë një “muri” të madh kundrejt Rusisë

e-max

Tupançevski në takim me Ulsi Manjën: Drejtësia është kyçe për BE-në, me Shqipërinë nuk kemi çështje të hapura

e-max

Trajanov kërkon që të formohet agjencioni për luftë të krimit dhe korrupsionit si FBI

e-max