GazetaMax
Lajme

Tony Gojçaj emërohet kryetar i shoqatës “Malësia e Madhe” Miçigan, Dedivanaj: Gëzuar dhe lulëzoftë uniteti dhe bashkëpunimi ynë

Shoqata ” Malësia e Madhe” në Miçigan ka zgjedhur në mënyrë unanime kryetarin e ri, atdhetarin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Tony Gojçaj, i cili do të udhëheq me këtë shoqatë në katër vitet e ardhshme.

Me këtë rast nëpërmjet një postimi në fb, Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj ka uruar zgjedhjen e z.Tony Gojçaj duke hapur dyert për bashkëpunim dhe bashkëveprim vëllazëror dhe atdhetar, sepse siç thekson Dedivanaj së bashku mund të bëjmë shumë.

Dedivanaj ka theksuar dhe një nga shembujt më të dukshëm të unitetit dhe punës së përbashkët, që sot shkëlqen me krenari në Tuz, është përmendorja monumentale e kryeheroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

“Komuniteti ynë ka djem dhe vajza që frymojnë, jetojnë dhe veprojnë me sytë e drejtuar kah idealet kombëtare, dhe me bindje të plotë se z. Gojçaj është një shembull i tillë, i urojmë atij fat dhe mbarësi në dëtyren e re, si dhe shpresojmë që ai dhe shoqata “Malësia e Madhe Michigan” të përmbushin me sukses të gjitha qëllimet e tyre në të ardhmen”- ka shkruar Dedivanaj.

Ja postimi plotë:

Shfrytëzojmë rastin që të përgëzojmë z. Tony Gojçaj, i cili u zgjodh kryetar i ri i shoqatës “Malësia e Madhe Michigan”.

Jemi të sigurt se z. Gojçaj, si një veprimtar i dëshmuar i çështjes kombëtare, do të vazhdojë me sukses dhe produktivitet punën e shkëlqyer dhe humane si dhe kontributin shumëvjeçar të shoqatës “Malësia e Madhe Michigan” në drejtim të avancimit të komunitetit tonë në SHBA dhe ndihmës e mbështetjes konstante për vendlindjen tonë.

Z. Gojçaj do të gjejë gjithmonë tek shoqata “Jehona e Malësisë” një derë të hapur për bashkëpunim dhe bashkëveprim vëllazëror dhe atdhetar, sepse së bashku mund të bëjmë shumë, dhe një nga shembujt më të dukshëm të unitetit tonë dhe punës së përbashkët, që sot shkëlqen me krenari në Tuz, është përmendorja monumentale e kryeheroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Komuniteti ynë ka djem dhe vajza që frymojnë, jetojnë dhe veprojnë me sytë e drejtuar kah idealet kombëtare, dhe me bindje të plotë se z. Gojçaj është një shembull i tillë, i urojmë atij fat dhe mbarësi në dëtyren e re, si dhe shpresojmë që ai dhe shoqata “Malësia e Madhe Michigan” të përmbushin me sukses të gjitha qëllimet e tyre në të ardhmen.

Gëzuar dhe lulëzoftë uniteti dhe bashkëpunimi ynë!

Related posts

Venko Filipçe rizgjidhet kryetar i LSDM

Gazeta Max

Në Uashington takim i Mucunskit me Xhejmison Grir, përfaqësues tregtar në administratën e presidentit Tramp

Gazeta Max

Sot përkujtohen/ Shaban Polluzha, Mehmet Gradica dhe shumë trima të Drenicës të vrarë në vitin 1945

Gazeta Max