GazetaMax
Kuriozitete

Top klubet angleze po monitorojnë Edson Alvarezin

Edson Alvarez ka mbetur te Ajax, edhe pse ishte ndër më të kërkuarit si në afatin kalimtar të verës ashtu edhe në janar.
Mesfushori meksikan ishte shumë pranë kalimit te Chelsea në verën e vitit 2022, por në fund nuk pati kohë për tu kompletuar transferimi.
25-vjeçari ka shkëlqyer në katër vite te Ajaxi dhe ka rritur vlerën e tij jashtëzakonisht shumë.

The Sun ka raportuar se Alvarez mund të largohet në verë nga Ajaxi, pasi tre top klube angleze janë duke monitoruar situatën e tij.
Arsenal, Liverpool dhe Newcastle United janë duke monitoruar situatën e meksikanit dhe pritet të dalin me oferta zyrtare në afatin kalimtar të verës.
Reprezentuesi meksikan ka kontratë me Ajaxin deri në verën e vitit 2025 dhe i ka bërë të qartë klubit holandez se nuk do rinovimin.
Ajax është gati ta shes yllin e mesfushës, por dëshiron së paku 50 milionë euro për ta lënë të lirë atë. 

Related posts

Kampioni i botës kthehet në shtëpinë e tij nga ku ishte dëbuar, ngre flamurin ukrainas pas çlirimit të vendit

Gazeta Max

Para përballjes me Bolonjën, Milan jep lajmin e keq

Gazeta Max

Milan dhe Inter në luftë për super-sulmuesin

Gazeta Max