GazetaMax
Lajme

Tragedi në Tetovë/ 7-vjeçarja ndërron jetë në spital, familja fajëson mjekët

Një vajzë 7-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në Spitalin Klinik të Tetovës, duke tronditur opinionin publik. Familjarët akuzojnë mjekët për trajtim të gabuar dhe për faktin se nuk e kanë transferuar në kohë drejt Shkupit për kujdes më të avancuar.

Sipas dëshmive të familjarëve, gjendja e vajzës ishte përkeqësuar shpejt, por ekipi mjekësor nuk kishte ndërmarrë masat e nevojshme për ta nisur menjëherë në një qendër më të specializuar.

Ngjarja ka nxitur reagim nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili përmes një deklarate publike ka shprehur ngushëllime dhe ka premtuar transparencë të plotë.

“Me dhimbje të thellë mësova për rastin tragjik në Tetovë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë. Ngushëllime të sinqerta familjes në këto momente të rënda. Janë ndërmarrë masa për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit dhe opinioni do të informohet me transparencë për çdo hap. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve, veçanërisht i fëmijëve tanë, është përgjegjësia jonë më e madhe”, thuhet në deklaratën e tij.

Nga deklarata e Aliut kuptohet se Ministria e Shëndetësisë do të ngrit Komision të posaçëm për të hetuar procedurat mjekësore të ndjekura nga Spitali i Tetovës dhe për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë ose shkelje të protokolleve.

Rasti ka hapur sërish debatin mbi gjendjen e shëndetësisë publike, kapacitetet e spitaleve rajonale dhe mënyrën se si trajtohen rastet urgjente. Për shkurtë kohë, kjo është vdekja e dytë në Spitalin e Tetovës e ku familjarët dyshojnë për mjekim të gabuar.

Related posts

Blerim Osmani emërohet drejtor organizativ në Spitalin klinik të Tetovës

Gazeta Max

Mexhiti hap shtabin lokal të nëndegës “7 Marsi”: Kur është në pyetje Çairi, ne e lëmë Qeverinë

Gazeta Max

Shkëlqim Devolli pritet nga kryeministri Mickoski, merr ftesë për shtrirje të gjerë të investimeve në Maqedoni

Gazeta Max