Disa persona kanë humbur jetën dhe ka të lënduar pasi një autobus goditi një stacion autobusi në Stokholm. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 15:00 në pjesën qendrore të qytetit.
Policia e ka përshkruar incidentin si “vrasje të rëndë nga pakujdesia” dhe për momentin nuk e ka bërë publik numrin e viktimave.
Televizioni kombëtar SVT raportoi se autobusi dy-katësh i përkiste kompanisë “Transdev”, e cila e menaxhon shërbimin lokal të autobusëve në pjesën veriore të Stokholmit. Një dëshmitar okular tha se autobusi kishte goditur një shtyllë para stacionit të autobusëve.

