GazetaMax
Lajme

Trajanov kërkon që të formohet agjencioni për luftë të krimit dhe korrupsionit si FBI

Shkup, 30 Janar – “Krimi shkatëron institucionet dhe bllokon zhvillimin demokratik të vendit. Krimi është bërë kategori me vlerë e jo e keqja që duhet luftuar. Populli nuk mund të krijojë, aq sa pushteti mund të vjedhë e të shkatërojë” deklaratën e deputetit Pavle Trajanov, propozues i ligjit për Agjenci për luftë kundër formave të rënda të krimit dhe korrupsionit të lartë në tribunën e sotme “Reforma Sistematike – lufta kundër krimit të organizuar” të mbajtur në Shkup.

Me ligjin, parashihet formimi i Agjencisë së pavarur që do të zbulojë vepra të rënda penale të krimit të organizuar, do ta zbulojë origjinën kriminale të pronës së politikanëve dhe do të propozojë konfiskimin e pronës dhe ndalimin e veprimit politik.

“Projektin DEKRI e përgatitëm në vitin 2005, por të gjitha qeveritë deri tani kanë refuzuar ta implementojnë. Ligji për Agjencinë për luftë kundër formave të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë është vetëm një pjesë e projektit DEKRI, me të cilin i shpallet luftë frontale krimit institucional” – tha deputeti Trajanov.

Related posts

Analistët/ Retorika nacionaliste e VMRO, në shërbim të strukturave të cilat duan ta destabilizojnë vendin

Gazeta Max

LSM: Gjykatësit kushtetues të refuzojnë iniciativën për heqjen e “të dielës ditë jo pune”

Gazeta Max

Alternativa nuk ka realizu asgjë në 100 ditët e para në Qeveri, Zejdi pranon dështimin (VIDEO)

Gazeta Max