GazetaMax
Lajme

Trajanovi do të kërkojë zgjedhje të parakohshme dhe Qeveri me të gjitha partitë politike

Shkup, 7 nëntor – Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ka theksuar se në takimin e liderëve do të hap cështjen për zgjedhje të parakohshme ose për Qeveri me të gjitha partitë politike. Sipas tij, cështja kryesore që do të diskutohet është futja e bullgarëve në Kushtetutë, që do ta mbështet, vetëm nëse Maqedonasit njihen në Bullgari.

“Do të kërkoj të bisedohet për ti dërguar një mesazh të fuqishëm Bullgarisë, kreut politik atje, ti njohin maqedonasit si përkatësi kombëare dhe t`i realizojnë të drejtat ë tyre. Të formojnë klube, asociacione, si parti politike që do të kultivojnë karaktersitikat e kombit. Do ta ngrejë këtë cështje dhe do të kërkoj konsensus” – ka deklaruar Pavle Trajanov.

Ai ka shtuar se do ta hap edhe cështjen e funksionimit të sistemit, për shkak se, sic tha, qytetarët janë të zhgënjyer për shkak të moszbatimit të ligjeve.

“Do ta hap edhe cështjen e reformave thelbësore për kodin zgjedhor, për një njësi zgjedhore, për përparësitë sistematike të partive më të mëdha politike, nëse ka kushte të bisedohete dhe për zgjedhje të parakohshme ose për Qeveri me të gjitha partitë politike. Duhet të ketë unitet në këto kushte të krizës” – tha Trajanov.

Related posts

Tërë jeta i shkoi me kredi, profesori Miftari rrëfen se si jetohet me një pagë të arsimit

Gazeta Max

Pendarovski: T’i dyfishojmë përpjekjet kombëtare për zhvillim më të fuqishëm ekonomik dhe social

Gazeta Max

Seanca për ndryshimet kushtetuese/ Grubi: Vendi ynë nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në BE

Gazeta Max