Trajneri i Bolognës, Raffaele Palladino, pas fitores 4:2 kundër Milanit në “San Siro”, zbuloi se si e shfrytëzoi hyrjen e Luka Modriçit për të ndryshuar taktikën e skuadrës së tij.
Kapiteni kroat hyri në lojë në pjesën e dytë, në vend të Fikayo Tomorit të dëmtuar, kur Milani ishte në epërsi 2:1. Në vazhdim, Bologna shënoi tre gola dhe përmbysi rezultatin.
“Në pjesën e parë, Milani na bëri presion të madh.
E ndjeva se me Modriçin në fushë do të na lejonin të kishim më shumë posedim të topit, sepse nuk na bënin më aq shumë presion.
Prandaj ndryshova krahun e majtë të fushës. Kështu e lexova ndeshjen”, deklaroi Palladino pas fitores.
Burimi: botasot.info
