Transferohet te Fribourgu

29-vjeçari finlandez, Joona Luoto, është transferuar nga Kloten te Fribourg-Gottéron, në kuadër të kampionatit zviceran të hokejit, National League.

Fribourg-Gotteron, i cili aktualisht po përballet me probleme të mëdha për shkak të lëndimeve të shumta, ka përforcuar menjëherë skuadrën me sulmuesin finlandez Joona Luoto, i cili vjen nga Kloten.

Në 23 ndeshje të zhvilluara me skuadrën nga Cyrihu gjatë këtij sezoni, Luoto ka regjistruar 11 pikë (3 gola).

Në Fribourg, sulmuesi 29-vjeçar, i njohur për forcën e tij fizike, pritet të ndihmojë skuadrën të përballojë mungesat e dy lojtarëve kryesorë suedezë, Marcus Sörensen dhe Jacob de la Rose, të cilët janë të lënduar.
Luoto ka nënshkruar kontratë me Fribourg-Gotteron deri në fund të këtij sezoni.

Burimi: botasot.info