GazetaMax
BALLINA

Tre çmimet për paqe prej 47.500 eurosh, Zaev i destinoi në fondin kundër Covid 19

Ish-kryeministri Zoran Zaev, siç thuhet në pyetësorin e tij për pronën që ka dorëzuar pas largimit nga posti, sa ishte kryeministër ka marrë tre çmime ndërkombëtare për paqe me një shumë të madhe parash.

Njëri është çmimi “Friedrich Ebert” për të drejtat e njeriut i marrë në vitin 2020 në Berlin, i cili përbëhej nga një pllakë dhe një shumë prej 10.000 euro që ai ia dha fondit shëndetësor për të luftuar Covid 19. Zaev në vitin 2020 mori një çmim tjetër për paqe – Hessen. Çmimi i Paqes i Fondacionit Albert Oswald në shtetin e Hesse, Gjermani, përbëhej nga një pllakë dhe 12.500 euro para të gatshme, të cilat më vonë ai ia dhuroi fondit shëndetësor.

Dhe çmimi i tretë që Zaev mori së bashku me ish-kryeministrin grek Alexis Tsipras në vitin 2021, është Çmimi Ndërkombëtar i Paqes i Vestfalisë, në vlerë prej 25 mijë eurosh, të cilin e ridrejtoi në fondin e shëndetësisë për luftën kundër Kovid 19.

Related posts

Zaev nga biznes-forumi në Sarajevë: Duhet të bashkëpunojmë për të pasur sukses, çelësi është në partneritete dhe aleanca

e-max

Grubi: Vetingu i domosdoshëm, funksionarët të kontrollohen para se të vijnë në pozitë

e-max

Deklaratat luftënxitëse të VMRO/ Ish deputeti Shaqiri: Nuk ndërtohet kështu bashkëjetesa

e-max