GazetaMax
Lajme

Tre të arrestuar për transport të drurëve pa leje

Shkup, 7 Shtator – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka arrestuar tre persona për shkak se të njëjtit janë kapur duke transportuar drurë pa dokumentacion përkatës, përcjell TV21. Policia njofton se gjatë arrestimit janë kryer kontrolle në tre lokacione.

“Më 07.09.2022, në tre lokacione në zonën e SPB-Manastir, pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë nga SPB-Manastir kanë privuar nga liria B.S.(22) dhe E.A.(27), të dy nga Prilepi dhe N.N. (53) nga fshati Belcë i Demirhisarit, pasi janë kapur duke transportuar dru zjarri me automjete, pa poseduar dokumentacion përkatës”, thonë nga MPB duke shtuar se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të dorëzohen parashtresat përkatëse për personat në fjalë.

Related posts

Fshati i djemve dhe vajzave të UÇK, nga Dobruna në Goden

Gazeta Max

Kasami viziton Preshevën, takon kryetaren Sinani dhe deputetin Kamberi

Gazeta Max

Osmani: Rusia nuk ka ofruar asnjëherë alternativë për Ballkanin

Gazeta Max