GazetaMax
Kuriozitete

Tri blerjet e mëdha të Milanit nëse ndryshojnë pronësi

Milani synon blerjen e tre top sulmuesve nëse ndryshojnë pronësi
Milani mund të ndërrojë pronar në ditët e ardhshme, pasi pronari aktual Elliott mund ta shes ekipin tek Investcorp, fond i Bahrain.
Me shitjen e mundshme Rossonerët pritet të kenë buxhet shumë herë më të madh për transferimin e futbollistëve dhe mund ta ndërtojnë një skuadër shumë më të fortë.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Rossonerët do t’i kenë 300 milionë euro në dispozicion për transferime të reja dhe tanimë kanë në listë tre emra për ta forcuar repartin ofensivë.

Christopher Nkunku i RB Leipzig, Nicolo Zaniolo i Romës dhe Sebastien Haller i Ajaxit janë emrat e sulmuesve që synohen nga Paolo Maldini.
Për t’i marrë tre lojtarët në fjalë, Rossonerët do të duhet të shpenzojnë rreth 180 milionë euro.

Përveç kësaj tanimë dy futbollistë janë siguruar dhe ata janë Divock Origi që do t’iu bashkohet si transferim i lirë nga Liverpooli dhe mbrojtësi holandez Sven Botman.

Related posts

Giroud ndodhet në Monza, zbulohet arsyeja pse

Gazeta Max

West Ham shton interesimin për Armando Broja

Gazeta Max

Haxhi Sehadini – Njeriu që ringjalli Brodecin (për një segment të shkurtër)

Gazeta Max