GazetaMax
LAJME

Tronditjet në Stamboll, Grubi: Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave

Shkup, 13 Nëntor – Pas shpërthimit në Stamboll në të cilin jetën e humbën disa qytetarë të Turqisë, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Në reagimin e tij Grubi ka shkruar se në këto momente të rënda bashkëndjenë me familjet e viktimave dhe dënon sulmin ç’ njerëzorë.

Ai thotë se RMV-ja është bashkë me Turqinë në këto momente të rënda.

Reagimi i plotë:

“Tronditës lajmet për shpërthimet e sotme në Stamboll që u morën jetën shumë qytetarëve të pafajshëm. Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave, dënojmë aktin ç ‘njerëzor të vrasjeve dhe apelojmë për kujdes të shtuar nga ana e bashkëqytetarët tanë që në numër të madh gravitojnë këtë zonë të Stambollit. Jemi bashkë me Turqinë në këto çaste të rënda, të përkushtuar për veprim të përbashkët në luftën kundër terrorizmit dhe çdo akti të dhunës që kërcënon paqen dhe themelet e shëndosha të shoqërisë mbarënjerëzore”, shkruan Grubi.

Related posts

Demant nga Drin Ahmetit për deklaratën e Kovaçkit nga VMRO – DPMNE

e-max

Valdet Xhaferi: Partitë politike shqiptare duhet të jenë bashkë në “Frontin europian”

e-max

Krasniqi thotë se Kosova veç për tri ditë kemi rezerva shtetërore

e-max