GazetaMax
Lajme

Krasniqi thotë se Kosova veç për tri ditë kemi rezerva shtetërore

Krasniqi: Veç për tri ditë kemi rezerva shtetërore.
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se në vend ka rezerva shtetërore veç për tri ditë.
Krasniqi si ish-ministër i Bujqësisë thotë se i di mirë rezervat shtetërore dhe për këtë nuk qëndron se Kosova ka rezerva shtetërore për tre muaj, njofton Klankosova.
“Grurë kemi vetëm edhe për dy muaj në mars dhe prill. S’dinë çka me të kallzu kurrkush se çka do të bëhet nëse kemi krizë në maj e qershor. Se ka rezerva shtetërore për tre muaj është e pamundur pasi as Bullgaria nuk ka për tre muaj rezerva”.
Krasniqi, në “Rubikon”, theksoi se edhe sikur të kishte rezerva nuk do të kishte vend për t’i ruajtur ato.
“Nuk ka shanse me pas dhjetëra-mijëra tonë pasi s’kemi as ku me i ruajt ato rezerva sikur t’i kishim”, tha Krasniqi.
Krasniqi, mes tjerash, vlerëson se sipërfaqja e mbjellur me grurë gjatë vitit të kaluar e që do të korret këtë vit është ndër sipërfaqet më vogël që është mbjellë në 15 vjetët e fundit.

Related posts

Ekuran Shehu për Feta Alimin

Gazetamax.mk

Njëzet persona kanë përfituar gjysmë milioni euro për tre vjet nga Qendra e re Klinike që pritet të ndërtohet në Shkup

Gazetamax.mk

Formohet Komisioni Parlamentar për Sistemin Politik dhe Komisioni Legjislativo-Juridik

Gazetamax.mk