GazetaMax
Lajme

Trump do të kryesojë sot një takim për Gazën në Shtëpinë e Bardhë

Përfaqësuesi special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff tha se Trump do të kryesojë sot një takim në Shtëpinë e Bardhë në të cilin do të diskutohet “plani i pasluftës” për Gazën, transmeton Anadolu.

Witkoff foli për kanalin amerikan “Fox News” lidhur me çështjen. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse kanë ndonjë plan për Gazën, Witkoff tha se do të zhvillojnë takim gjithëpërfshirës mbi këtë temë sot në Shtëpinë e Bardhë, të kryesuar nga Trump.

Ai theksoi se në kuadër të takimit do të diskutohet “plani i pasluftës” për Gazën dhe se ata kanë përgatitur plane gjithëpërfshirëse lidhur me këtë. “Ne mendojmë se do ta zgjidhim këtë në një farë mënyre dhe patjetër do të arrijmë në një përfundim para fundit të vitit”, shtoi Witkoff.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio pritet të takojë sot në Washington homologun e tij izraelit, Gideon Saar dhe që bisedimet midis të dyve të përqendrohen për Gazën.

Related posts

Në janar trend pozitiv i eksportit dhe rritjes së numrit të vendeve të punës

Gazeta Max

Dedivanaj dhe Sinishtaj do të marin pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington: “Përmes këtyre evenimenteve shkëmbejmë përvoja dhe këshilla,për faktorizimin politiko-global të kombit tonë”

Gazeta Max

Kush është elektriçisti shkupjan që u bë aktor në moshën 40-vjeçare: Regjisori më tha ‘Ty të do kamera’

Gazeta Max