GazetaMax
Lajme

Tubim masiv i VLEN-it / Adnan Azizi: Reçica e Vogël me zemër të madhe

Në Reçicë të Vogël, tubimi i VLEN-it tërhoqi një pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga qytetarët, duke treguar mbështetjen e gjerë për programin dhe vizionin e koalicionit për zhvillimin e komunës.

Kryetari dhe kandidati i VLEN-it, Bilall Kasami, së bashku me kandidatët për këshilltarë dhe përfaqësuesit e Forumeve të Gruas dhe Rinor, takuan qytetarët, shkëmbyen ide dhe dëgjuan shqetësimet e tyre.

Shefi i shtabit të VLEN, Adnan Azizi, përmes rrjetit social Facebook shkroi:

“Recica e Vogel me ❤️ të Madhe — Live 🔥🔥🔥”, duke përshkruar atmosferën e ngrohtë dhe energjinë e madhe të pjesëmarrësve.

Tubimi i sotëm është një dëshmi e qartë e masovitetit dhe mbështetjes së qytetarëve për VLEN-in, si dhe një motiv shtesë për vazhdimin e fushatës për zgjedhjet lokale.

Related posts

Zyrtarja e kabintetit të Konjufcës po intervistohet nga Policia

Gazeta Max

63.5 milion denarë për rrugën Uji i Kuq – Kitkë/ Kaltrina Zekolli Shaqiri: Ky investim i rëndësishëm do të sigurojë kushte më të mira për qytetarët

Gazeta Max

UNSHM apelon për zgjidhjen e problemit me mungesën e librave

Gazeta Max