GazetaMax
Lajme

Tupancevski: Me shkarkimin e Spasovskit nuk ka përfunduar puna

Shkup, 18 Janar – Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, në Top Tema tek Telma, nuk ka përjashtuar mundësinë që hetimi për arratisjen e të burgosurit Bekim Memeti të rezultojë me shkarkime të tjera të drejtorëve, mes tyre edhe drejtori i burgut “Idrizovë”, Shpend Tahiri.

Qeveria në seancën e djeshme tashmë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Administratës për përmbarim të sanksioneve, Marjan Spasovski dhe sipas Tupançevskit janë shqyrtuar të gjitha opsionet për kërkimin e përgjegjësisë në vijë vertikale.

I pyetur nëse qeveria vlerëson se përgjegjësia e Tahirit ishte më e vogël se ajo e Spasovskit, Tupançevski pohoi se nuk është fjala për vlerësimin e përgjegjësisë më të madhe apo më të vogël, sepse përgjegjësia duhet të jetë në vijë vertikale, nga i pari tek i fundit dhe këtë duhet të tregoi hetimi.

Sipas tij, nuk ka dyshim se arratisja e Memetit ishte një aksion i mirëorganizuar, i cili kërkon një reagim po aq të mirëorganizuar nga autoritetet shtetërore.

Related posts

Me flamurin Dardan Agron Kolthi flet për Kosovën dhe shqiptarët mes ajkës së politikës evropiane

Gazeta Max

Zelensky: S’i besojmë askujt, s’do japim asnjë metër tokë

Gazeta Max

Ivanov: VMRO në rrugën europiane sillet si rrëshqitje dheu

Gazeta Max