GazetaMax
Lajme

Turbulenca tek LSDM/ Kovaçevski kërkon shef të ri të MPB, kush mund të zëvendësojë Spasovskin!?

Shkup, 7 Janar – A do ta djegin betejat e brendshme partiake Oliver Spasovskin? Jozyrtarisht, beteja mes fraksioneve në LSDM po nxehet. Prej kohësh është spekuluar se disa krahë të drejtuar nga disa figura të shquara partiake kanë ambiciet e tyre për majat e partisë në pushtet. Një për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, një tjetër për ish-kryeministrin Zoran Zaev së bashku me Venko Filipçen, i treti për Mile Zeçeviqin i mbështetur nga Branko Cërvenkovski dhe i katërti për Oliver Spasovskin.

Opinioni tashmë e din se Zeçeviqi e ka fituar një betejë të madhe, atë për postin e drejtorit në ANB, por edhe dy të tjera edhe më të mëdha janë në zhvillim e sipër. Mund të nënkuptohet shkarkimi i Oliver Spasovskit nga posti ministror në MPB, që sipas spekulimeve është dëshirë e kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Sipas informacioneve jozyrtare, ai ka dashur që shef i ri i policisë të jetë zëvendësministri i financave, Filip Nikolovski.

Në këtë plan kreu i LSDM ka pasur edhe mbështetjen e Zeçeviqit, i cili ka dashur ta pastrojë partinë nga të gjitha kuadrot e emëruara nga Zaev. Ish-kryeministri, nga ana tjetër, donte të bënte grusht shteti për të rrëzuar Kovaçevskin nga kreu i partisë dhe nga posti i kryeministrit, për të cilin ishte i gatshëm të mbështeste zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mirëpo, Zaev të paktën zyrtarisht e mohoi këtë informacion, nuk kishte më ambicie për t’u rikthyer në politikë.

– Në disa raste në periudhën e kaluar kam thënë se nuk kam ambicie politike dhe dua t’i mohoj edhe një herë insinuata të tilla për riangazhimin tim në politikë. Nuk do të paraqes dhe as nuk do të pranoj kandidaturë për President të vendit… As që do të mendoj as ta përça LSDM-në, as të bëj ndonjë grusht shteti të vetëshpikur në LSDM apo diçka të ngjashme, ka shkruar Zaev në Facebook.

Lidhur me këto spekulime, të cilat janë bërë prej kohësh në opinion, kemi kërkuar qëndrim edhe nga partia në pushtet, por prej andej ka pasur heshtje. Ndryshe, betejat e brendshme partiake nuk janë asgjë e re në LSDM. Për shkak të tyre, kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski nuk është më pjesë e partisë dhe figurat e shquara partiake, përfshirë ish-kryetarin e Komunës së Qendrës, Sasha Bogdanoviq, janë anashkaluar plotësisht nga zhvillimet e rëndësishme partiake.

Related posts

LSDM: I mbrojmë qytetarët nga çmimet e larta

Gazetamax.mk

Rusia kufizon qasjen në Instagram, kërkon që Meta të emërohet “organizatë ekstremiste”

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Eurointegrimi i Maqedonisë është shëndruar në bisedë historie, ky është shantazh klasik

Gazetamax.mk