GazetaMax
Lajme

Turqia nikoqire e një takimi trepalësh të ministrave të jashtëm me Jordaninë dhe Sirinë

Turqia nesër do të presë një takim trepalësh të ministrave të jashtëm me Jordaninë dhe Sirinë në kryeqytetin Ankara, me qëllim adresimin e zhvillimeve rajonale dhe sfidave të sigurisë, raporton Anadolu.

Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë thanë se kryediplomati turk Hakan Fidan do të jetë nikoqir i takimit me homologun e tij jordanez, Ayman Safadi dhe homologun sirian, Asaad al-Shaibani.

Burimet theksuan se Fidan gjatë takimit do të riafirmojë mbështetjen e fuqishme të Turqisë për iniciativat e qeverisë siriane për të rivendosur sigurinë dhe stabilitetin.

Ai gjithashtu pritet të bëjë thirrje për t’i dhënë fund qëndrimit agresiv të Izraelit ndaj vendeve të rajonit, përfshirë ndaj Sirisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë rajonale.

Kryediplomati turk gjithashtu do të theksojë se nuk ka vend për grupe terroriste në të ardhmen e rajonit, si dhe angazhimin e vendosur të Turqisë për ta garantuar këtë.

Duke theksuar një qasje për “zgjidhje rajonale për problemet rajonale”, Fidan pritet të mbështesë një solidaritet më të fortë midis vendeve fqinje në përballimin e sfidave të përbashkëta, përfshirë terrorizmin.

Ai gjithashtu do të theksojë se bashkëpunimi midis Sirisë dhe vendeve fqinje në përpjekjet kundër terrorizmit do të kontribuojnë ndjeshëm si në sigurinë rajonale ashtu edhe në atë globale.

Në margjinat e takimit, Fidan pritet të zhvillojë edhe takime të ndara dypalëshe me homologët e tij jordanez dhe sirian.

Related posts

Komuna e Bogovinës njofton për dezinsektimin e mushkonjave

Gazeta Max

Kuvendi bullgar do të debatojë për Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max

BDI dhe ASh i ikin përballjes me Zeqirija Ibrahimin në Alsat për temën e Komunave me shumicë shqiptare

Gazeta Max