GazetaMax
Kuriozitete

Tyson Fury del me ultimatum – pret vet 7 ditë për të caktuar meçin ndaj Usyk

ampioni i WBC në peshat e rënda, Tyson Fury ka dhënë një ultimatum për duelin e tij të ardhshëm.
Fury kishte deklaruar se është pensionuar nga boksi, por tani është i hapur të kthehet në ring për një duel që unifikon titujt, e që do të ishte kundër Oleksandr Usyk.
Sipas raportimeve të fundit, Fury ka dhënë afat 7 ditë që të arrihet një marrëveshje zyrtare për duelin.
Nëse brenda 7 ditëve nuk arrihet një marrëveshjeve mes palëve, Fury do të qëndrojë i pensionuar.
Flitet se një marrëveshje mund të arrihet për duelin e dyshes që të bëhet në muajin dhjetor, një natë para finales së Kupës së Botës në futboll.
Vlen të përmendet se Fury ka kërkuar 500 milionë funte për t’u përfshirë në duel.

Related posts

Ronaldo mund të transferohet në Inter Miami

Gazeta Max

Joshua i kundërpërgjigjet ultimatumit të Furyt

Gazeta Max

Lewandowski paralajmëron Haalandin: Jam akoma këtu, sezoni është i gjatë

Gazeta Max