GazetaMax
Kuriozitete

U dëmtua ndaj QPR-së, operohet Rei Manaj

Periudha e fundit ka qenë një makth i vërtet për sa i përket dëmtimeve të futbollistëve të kombëtares.
Një ndër ta është dhe Rei Manaj, i cili u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni pas dëmtimit të pësuar ndaj QPR-së në kampionat më datën 27 gusht.
Manaj është pjesë e Watfordit në Angli, teksa pritet të mungojë gjatë. Për fat të mirë operacioni ka shkuar me sukses dhe nuk ka patur komplikacione. Lajmi është konfirmuar nga vetë lushnjari nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram” ku shkruan:
“Faleminderit shumë për gjithë mbështetjen e marrë gjatë këtyre ditëve. Operacioni shkoi siç ishte planifikuar, i jam shumë mirënjohës doktorit Lempainen Lasse. Shpresoj të rikthehem së shpejti për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat tona”, tha ai.

Related posts

ChatGPT mori një përmirësim të madh falas

Gazeta Max

Luis Suarez afër kalimit në MLS – pritet të bëhet shok skuadre me Chiellini e Bale

Gazeta Max

Gruaja e Xhakës: Granitin nuk e zë gjumi kur humbet Arsenali

Gazeta Max