GazetaMax
Lajme

U godit me thikë në banesë, dyshohet se Beqiraj u vra për një marrëdhënie të fshehtë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Durrës ku një 51-vjeçar u gjet i pajetë pasi ishte dhunaur dhe goditur me thikë.

Burime për Euronews bëjnë me dije se Valbon Beqiraj punonte me kohë të pjesshme si kamarier në lokalin që ndodhet në hyrje të pallatit ku është zbuluar ngjarja ku ai qëndronte në banesën e një mikeje, e cila i kishte lënë çelësat për t’u kujdesur për shtëpinë.

Dyshohet se shkak i konfliktit që çoi në vrasjen e Beqirajt ka qenë një romancë jashtëmartesore e 51-vjeçarit.

Ai ishte baba i një djali 12-vjeçar ndërsa sipas të njëjtave burime, banesa ku u gjet i vrarë është përdorur prej tij edhe për konsum të lëndëve narkotike së bashku me shokët.

Në Komisariatin e Policisë së Durrësit janë shoqëruar dhjetëra persona për t’u marrë në pyetje, ndërsa dyshohet se mes tyre ndodhet edhe autori i krimit.

Related posts

Ka mungesë kuadri në spitalin e Kumanovës, rikthehet në punë mjekja me akuzë për mito

Gazeta Max

ASHMAA: Kovaçevski duhet të përmbahet nga shprehja e qëndrimeve personale në media

Gazeta Max

Anketë MKD: BDI 12.1%, VLEN (bashkë me ASH, Taravarit) 13%

Gazeta Max