GazetaMax
Showbizz

U kritikua për performancat e saj live gjatë shtatzënisë, reagon Dafina Zeqiri: Xheloza! Nuk e bëj për para por…

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, para pak kohësh dha lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël me bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergji, me të cilin kurorëzoi dashurinë e saj në martesë tetorin e 2024.

Mirëpo shtatzënia nuk e ka ndaluar Dafinën të shkojë nëpër koncerte, përkundrazi këngëtarja është parë ta shijojë më shumë se kurrë punën e saj në këtë periudhë.

Por duket se komentet e ardhura prej fansave të cilët e kanë kritikuar këngëtaren se pse po vazhdon të punoj klubeve, e kanë bezdisur atë.

Me anë të një postimi në Instagram ajo ka treguar se arsyeja që vazhdon të punojë është pasioni dhe jo paratë teksa shkruan: “E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin” ndërsa thekson se muzika për të ka qenë një terapi e cila e ka ndihmuar të përballet edhe me depresionin.

“Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua-më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit,” shkruan ajo.

Deklarata e plotë:

Unë jam shtatzënë dhe vazhdoj të performoj në koncerte, sepse kjo është arsyeja përse e kam nisur këtë rrugëtim që në fillimet e mia. Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua-më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit.

E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin. Besoj se çdo grua ka të drejtën dhe fuqinë të vazhdojë karrierën e saj gjatë shtatzënisë, për sa kohë është e shëndetshme dhe ka një shtatzëni të sigurt. Të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë apo se duhet të ndalosh jetën tënde.

Fatkeqësisht, disa njerëz-sidomos disa burra-nuk e kuptojnë këtë dhe ndoshta edhe ndjejnë një lloj xhelozie. Ata vazhdojnë të punojnë e të ndjekin qëllimet e tyre, dhe një grua mund të bëjë të njëjtën gjë, madje edhe më shumë. Gratë kanë një forcë të jashtëzakonshme: ato mund të vazhdojnë përpara pavarësisht ndryshimeve hormonale, shtimit në peshë apo netëve pa piume. Dhe unë jam një dëshmi e kësaj fuqie.

Related posts

Pushimet hot të Butrint Imerit me modelen turke në Meksikë! Çifti nuk fshihet më, pas vizitës në Kosovë arratisen në resortin luksoz

Gazeta Max

Citate motivuese për kohët më të errëta

Gazeta Max

Sqarim rreth vdekjes së Mentor Palokajt, familjari ndan momentet e fundit

Gazeta Max