GazetaMax
SPORT

U tha se kishte arritur marrëveshje me Barcelonën, Chelsea ja vazhdon automatikisht kontratën këtij lojtari

Cesar Azpilicueta do të vazhdojë edhe më tej me ekipin londinezë Chelsea.
Sipas ‘Sky Sports’, kontrata e Azpilicuetas me Chelsea, është rinovuar automatikisht deri në qershor të vitit 2023.

Në marrëveshjen paraprake me qendërmbrojtësin, thuhej se nëse lojtari do të kishte 30 paraqitje në sezon me ekipin londinezë, do të zgjatej kontrata automatikisht edhe për një sezon.
Andaj, ai pritet të vazhdojë edhe më tej në ‘Stamford Bridge’.
Barcelona ishte afër nënshkrimit me lojtarin, por diçka e tillë nuk pritet të ndodhë sipas ‘Sky Sports’.

Related posts

Barcelona konsideron Jorginhon si zëvendësues të Busquetsit

e-max

“Fshesa” te Real Madrid, këta lojtarë do të largohen nga klubi

e-max

Griezmann për rolin e zëvendësuesit tek Atletico: Do të doja luaja më shumë

e-max