GazetaMax
Adrenaline

U tha se pritej vetëm zyrtarizimi i tij të Man United, vjen lajmi i papritur për Ten Hag

Derisa pritej qe Erik Ten Hag të zyrtarizohej të Manchester United, vjen një lajm i papritur nga Gjermania.
Është Leipzig që është future furishëm në garë për trajnerin e Ajax, Erik Ten Hag.
Raportohet se Leipzig dëshiron që Ten Hag të jetë në krye të ekipit në sezonin e ardhshëm të Bundesligës.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë kohët e fundit thuhet se Ten Hag do të marrë drejtimin e Manchester United, pasi periudha e përkohshme e trajnerit Ralf Rangnick përfundon në verë.

Mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare në këto pretendime.
Sipas ‘The Telegraph’, Leipzig thuhet se ka bërë një lëvizje ta sjellë trajnerin holandez në Gjermani, në fund të sezonit.
Vonesat për konfirmimin e lëvizjes së Ten Hag të Manchester United thuhet se e kanë irrituar drejtuesit e Ajax, prandaj Leipzig do të përpiqet të përfitojë nga kjo situatë. /ORAinfo/

Related posts

Një bravo e madhe për Maldinin – ulje e madhe e pagave te Milani, rritje e madhe e skuadrës

Gazetamax.mk

Galtier njofton se merkato për PSG-në nuk ka përfunduar

Gazetamax.mk

Reagimi i lojtarëve të Plzen, kur kuptojnë se në grup kanë Barcelonën, Bayernin e Interin (VIDEO)

Gazetamax.mk