GazetaMax
Kuriozitete

UEFA “ia huq” emrin të njërit finalist të Superkupës së Evropës – e ngatërron Frankfurtin me Romën

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, e ka lëshuar një gafë dje në rrjetin social, Twitter, e që nuk shpëtoi pa u komentuar nga fansat.
Teksa po e paralajmëronin daljen në shitje të biletave për Superkupën e Evropës, ata ia “huqën” emrit të njërit prej finalistëve.
Në vend të çiftit Real Madrid – Eintrach Frankfurt, ata e shkruan emrin e skuadrës së Romës si kundërshtar i “Los Blancos”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tifozëve nëpër botë, të cilët ngurruan ta korrigjojnë UEFA-n për këtë lëshim të momentit.
Siç dihet, në Superkupën e Evropës luajnë fituesi i Champions Leagues, në këtë rast Real Madridi, dhe fituesi i Europa League, Eintrach Frankfurt.

Related posts

Inzaghi pas humbjes: Duhet paraqitje perfekte ndaj një skuadre si Bayerni, nuk e kishim atë

Gazeta Max

Davies: Do t’i jap për bamirësi fitimet nga Kupa e Botës – dua t’ia kthej të mirat Kanadasë

Gazeta Max

Dritan Maqkaj, talenti i radhës që vendos të luajë për Kosovën 

Gazeta Max