GazetaMax
Lajme

Ujku bën kërdinë në Lushnjë, hyn në kope dhe vret më shumë se 40 krerë, pronari: Mendova se ishte hajdut

Ujku ka shkaktuar dëme të mëdha në një fermë në Karbunarë të Vogël në Lushnje.

Nga 80 kokë dhi edhe dele, 40 i ka ngrënë ujku, ndërsa pjesa tjetër janë pjesërisht të plagosur. Sipas blegtorit, sulmi ka ndodhur rreth orës 3,30 të mëngjesit. Namik Sinani mendoi se në vathë kishin hyrë hajdutët, por kur shkoi tek bagëtitë ka parë ujkun i cili po i mbyste .

Vëllai dhe bashkëshortja e Namikut tregojnë se kopetë e ujqërve prej kohësh janë parë në fshat. Dy javë më parë ujku ka mbytur edhe njëthundrakët.

Blegtori kërkon ndihmë nga shteti për kompesimin e tufës së bagëtive. Sipas tij, tufa pjesërisht është e matrikulluar dhe pjesa tjetër ishte shtesë e kohëve të fundit

Banorët e Karbunarës i tremben sulmit të kopeve të ujqërve pasi ato prej kohësh hyjnë natën në qendrat e banuara. Pylli i “Zgjanës” pranë fshatit është streha e ujqërve, numri i të cilëve është shtuar shumë vitet e fundit./TCH

Related posts

Ministri Sali me njoftim: Janë siguruar 140 milion denarë për “Trikafta”

Gazeta Max

Pendarovski: Të mos lejojmë që gjuha diskriminuese të shndërrohet në gjuhë të urrejtjes

Gazeta Max

FOTO LAJM/ Osmani mban mbledhje duke marrë infuzion

Gazeta Max