GazetaMax
Lajme

Ulen çmimet e derivateve

Shkup, 6 shkurt – Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i karburanteve dizel ulet për 1,5 denarë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE). Me vendimin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,67 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS -95 do të jetë 82 denarë për litër, EUROSUPER BS-95 do të shitet për 84, EURODIZEL (D-E-V) për 78,5, ndërsa Vaji esktra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 77 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,065 denarë për kilogram rritet çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 41,411 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, tregojnë rënie të benzinës me një mesatare prej 4,13 për qind, në dizel me 2,692 dhe në vajin ekstra të lehtë me 2,466 për qind, ndërsa te mazuti ka rritje prej 0.535 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë përcaktuar me llogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,169 për qind.

Related posts

Jolevski: Puna e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit është kyçe në luftën kundër korrupsionit

Gazetamax.mk

Rruga në Çarshi, në gjendje të mjerueshme

Gazetamax.mk

Rexhepi: Nuk ka fuqi që mund ta pengojë projektin e Korridoreve 8 dhe 10D

Gazetamax.mk