GazetaMax
Lajme

Universiteti i Tetovës i përuroi amfiteatrot me emrat e figurave emblematike të kombit tonë

Tetovë, 21 nëntor – Universiteti i Tetovës, sot përmes një manifestimi solemn, me rastin e festave të Nëntorit ka bërë shpalosjen e emërtimeve të amfiteatrove kryesorë, me emrat e figurave emblematike, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare.

Tre amfiteatrot e Universitetit tonë do t’i bartin emrat: Abdylselam Emini – dëshmori i arsimit shqip, Rafi Halili – veprimtari i çështjes kombëtare, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi – dy mësueset e para të gjuhës shqipe nga Manastiri. Shpalosjen e mbishkrimeve e realizuan Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ahmeti; Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Kushtrim Ameti; Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti; zv-Kryeministri i parë i Qeverisë së vendit tonë, Artan Grubi; Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri; si dhe Shqipodëshmor Halili, i biri i atdhetarit Rafi Halili.

Kryetari i Senatit të UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti tha se universiteti ynë në vigjilje të festave të nëntorit, i ka emërtuar amfiteatrot kryesorë me emrat e figurave të shquara të historisë sonë kombëtare. “Bashkë me Ministrin e Arsimit dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit, sot bëmë përurimin e tre amfiteatrove, që do t’i bartin e emrat e figurave të shquara të historisë sonë kombëtare, dhe po ashtu, pamë punimet të cilat janë realizuar me asistencë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Bëhet fjalë për renovimin e plotë të objektit në të cilin janë Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Fakulteti i Bujqësisë, Fakulteti i Kulturës Fizike, Fakulteti i Shkencave të Zbatuara dhe Fakulteti i Arteve. Shfrytëzoj rastin që ta falënderoj Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për mbështetjen e vazhdueshme që i jep universitetit tonë, sidomos në përmirësimin e kushteve për studentët tanë dhe infrastrukturës tjetër, që është e nevojshme për realizimin e plotë të veprimtarisë edukative, por edhe shkencore”, tha Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se Universiteti i Tetovës përveç rezultateve të suksesshme që po shënon në procesin edukativ-arsimor dhe shkencor, po ashtu vazhdon të shënojë rezultate edhe në aspektin infrastrukturor, duke u bërë si një ndër institucionet më të mira në vend. “Kam nderin dhe kënaqësinë të jem këtu në Universitetin e Tetovës, në aktivitetet e muajit Nëntor. Siç e dini, edhe javën e kaluar isha në Konferencën që e kishte organizuar po i njëjti institucion, ndërsa sot jemi këtu për të parë investimet që janë bërë në objektin e vjetër të ish-Rektoratit të Universitetit, nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në të njëjtën kohë edhe nga ana e UT-së. Është shumë e rëndësishme për arritjen e rezultateve të mira dhe për procesin edukativ-arsimor, sikurse edhe aktiviteti i javës së kaluar, pra kontributi shkencor që jepet nga ajo konferencë shkencore, por në të njëjtën kohë edhe investimi në infrastrukturë, për të krijuar kushte më të mira. UT, tash në aspektin infrastrukturor po merr një formë të mirë, si një ndër institucionet më të mira në vend, në bazë të kushteve që i ka”, theksoi Ministri Jeton Shaqiri.
Universiteti Tetovës, si gjithmonë, festave të muajit Nëntor u kushton një rëndësi të veçantë duke organizuar veprimtari të ndryshme me karakter historik dhe kombëtar.

Related posts

Dogana konfiskoi 12 kilogramë ekstazi me vlerë prej 200 mijë eurove

Gazeta Max

Shaqiri: Po intensifikohen rikonstruimet infrastrukturore në shkollat fillore dhe të mesmeMinistri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot vizitoi ShFK „ Josip Broz Tito” në Komunën e Strugës, ku në rrjedh është rikonstruksioni i zdrukthtarisë, përkatësisht është duke u bërë ndërrimi i dyerve të vjetruara të klasave. -Ky investim, për të cilin janë ndarë më shumë se 700 mijë denarë me mbështetjen e Bankës Botërore, partnerin tonë me të cilin punojmë intensivisht në avancimin e sistemit arsimor në vend. Gjatë sezonit ndërtimor po punohet në shumë shkolla fillore dhe të mesme me qëllim të përmirësimit të kushteve nëpër shkolla, që besoj se do të ndikojë në suksesin e nxënësve, theksoi ministri. Shaqiri rikujtoi se me buxhet prej mbi 4.5 milionë euro, janë paraparë aktivitete rikonstrutive për 50 objekte shkollore në disa komuna të vendit, deri në fund të këtij viti kalendarik. Mjetet janë siguruar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, njësisë projektuese për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore, ndërsa pjesa më e madhe e shkollave, gjegjësisht 40 objekte, do të përfishen sërish nga aktivitetet rikonstruktive me mbështetjen e Bankës Botërore.

Gazeta Max

Migrimi i të rinjëve shqetësim për tregun e punës

Gazeta Max