GazetaMax
Lajme

Universiteti i Tetovës mori pjesë në bienalen pranverore të aleancës universitare

Tetovë, 16 maj – Universiteti i Tetovës mori pjesë në bienalen pranverore të aleancës universitare AURORA, që u mbajt në Insbruk të Austrisë.

Universiteti është pjesë integrale e kësaj familje të zgjedhur universitetesh, që synojnë zhvillimin në kërkime shkencore, duke pasur në mendje gjithmonë kontributin dhe rolin e pashmangshëm të universiteteve në komunitete.

Siç thuhet në kumtesë, në emër të Universitetit të Tetovës, në këtë bienale pjesëmarrësve iu drejtua Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, i cili foli mbi vlerat dhe rolin e universiteteve në kultivimin e vlerave demokratike. Në këtë drejtim, ai nënvizoi se universitetet mund të jetësojnë misionin e tyre vetëm nëse funksionojnë në një demokraci stabile.

Ky forum shërbeu për të shpalosur para më shumë se 150 delegatëve nga mbarë Evropa, të arriturat e Universitetit të Tetovës në lëmin e ndërkombëtarizimit, mësimdhënies, si dhe të kërkimeve shkencore.

Pjesëmarrës në binale ishin rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili, Prorektori për Arsim, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, Sekretari i përgjithshëm i Universitetit, Adem Beadini, përgjegjësi i Zyrës për Financa dhe Kontabilitet, Mr. Sc. Imberjah Tairi dhe profesori i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Faton Shabani.

Të kujtojmë që Universiteti i Tetovës është pjesë e pandarë e rrjetit Aurora, duke qenë i pranishëm në çdo aktivitet të tij, në fusha të ndryshme, duke filluar nga nënprogramet e platformës Erasmus + e deri tek simpoziumet, trajnimet dhe konferencat e ndryshme shkencore. Pak kohë më parë, Universiteti ynë ishte nikoqir i trajnimit me temë: “Sipërmarrësia shoqërore, diversiteti dhe përfshirja”, që u organizua pikërisht në bashkëpunim me rrjetin Aurora.

Related posts

Do të shtrenjtohet tatimi për prodhimet luksoze

Gazeta Max

Asnjë viktimë, 126 të infektuar dhe 152 të shëruar

Gazeta Max

Dizeli është liruar, prodhuesit paguajnë rrymë të lirë, por çmimet nuk ulen

Gazeta Max