GazetaMax
Lajme

Universiteti i Tetovës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Komisionin e letrave me vlerë

Universiteti i Tetovës dhe Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti dhe Kryetarja e këtij komisioni, Mr. Sc. Nora Aliti.
Në përputhje me këtë Memorandum do të bëhet bashkëpunim afatgjatë i partneritetit midis dy palëve, në edukimin profesional dhe joformal për studentët e Fakultetit Ekonomik. Rëndësi do t’i kushtohet procesit mësimor – shkencor, realizimit të mësimit praktik, me qëllim që t’u sigurohet studentëve mundësi të fitojnë dhe zotërojnë shkathtësi praktike, si dhe me përvojë të punës, e cila do ta rrisë konkurrencën e tyre dhe do t’u ndihmojë gjatë punësimit në të ardhmen.
Po ashtu, palët do të japin mendim profesional për punimet e hartuara të diplomave në studimet themelore, punimet e masterit dhe të doktoraturës, nga sfera e kapitalit, e drejta vendore dhe ndërkombëtare, ekonomia, financat, instrumentet financiare, puna financiare, shkencat organizative dhe menaxhmenti.
Ndër të tjera, sipas këtij memorandumi parashihet që kuadri akademik i Fakultetit Ekonomik i Universitetit të Tetovës dhe Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë së bashku në seminare profesionale, konferenca, tribuna, debate të forumit, trajnime dhe punëtori në tema për zhvillimin dhe avancimin e tregut të kapitalit dhe të gjitha temave të tjera nga kjo sferë.

Related posts

Zaev paralajmëroi ambasadorin austriak me padi për shpifje dhe kërkoi nga gjykatat që të punojnë plotësisht, të pavarur dhe pa presion

Gazeta Max

Filipçe uron Pashkët: Kjo festë na jep forcë dhe sjell shpresë për fillime të reja e më të mira, në përballjen e sfidave

Gazeta Max

Vazhdon kërkimi i të riut nga Kumanova që ra me Golf 4 në lumin Vardar

Gazeta Max