GazetaMax
Ballina

Urata dhe mbështetje nga Perëndimi në adresë të Bujar Osmanit dhe MPJ-së

Përkrahje e madhe e institucioneve ndërkombëtare dhe personaliteteve të shquara diplomatike për hapjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, është shprehur edhe përmes rrjeteve sociale, kryesisht tuiter, në adresë të kryediplomatit Bujar Osmani dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Hapat e ndërmarra drejt Bashkimit Evropian i ka mirëpritur edhe Presidenti amerikan Xho Bajden.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.
….
Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për të rritur angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre”, thuhet mes tjerash në qëndrimin e Presidenti Xho Bajden.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen ka shkruar se njerëzit nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritojnë çeljen e negociatave me BE-në. Ajo tha se të dyja shtetet i hapin bisedimet qasesëse me BE-në. Për të, kjo është sukses i qytetarëve dhe i shteteve.

“Maqedonia së shpejti do të bisedojë me ne për FRONTEKS. Kjo do ta përforcojë bashkëpunimin tonë për migrimin. Mund të llogarisni në mua dhe të jeni të sigurt se marrëveshja do të përkthehet në gjuhën maqedonase pa fusnota. Do të keni më tepër, lidhje më të mira tregtare, bashkëpunim më të mirë energjetik dhe të transportit. Kjo është ajo që qytetarët tuaj gjatë kohë e kanë pritur dhe merituar”, tha Ursula.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell ka deklaruar:
“Me procesin qasës do të arrihen rezultatet me të cila do të transformohet shoqëria, këto reforma do të sjellin të mira materiale për qytetarët dhe BE do të ju ndihmojë në tentimet që palë të tretë të ndikojnë tek ju. Do t’ju ndihmojmë të ndërtoni rezistencë dhe të përballeni me pasojat e agresionit rus, kjo do të jetë e dukshme në sigurimin e ushqimit dhe energjisë”.

Homologë të Osmanit kanë përshëndetur datën historike të vendit. Kryediplomatja suedeze An Lind, ai i Spanjës- Hoze Manuel Albarez, i pari i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba, MPJ i Sllovakisë Ivan Korçok, homologët shqiptarë të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë Donika Gërvalla dhe Olta Xhaçka si dhe kreu i diplomacisë çeke- Jan Lipavski- njëherazi edhe kryesues me BE-në kanë uruar për datën, duke shprehur suksese mëtutje dhe duke siguruar se vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të siguruar ardhmërinë dhe perspektivën evropiane.

Related posts

Vetitë shëndetësore të piperit të kuq

Gazetamax.mk

“Ndarja me lot”/ Kujt ia dedikuan këtë projekt Vlora dhe Xhaferi?

Gazetamax.mk

Miratohet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovë – Prizren/ Grubi: Vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare

Gazetamax.mk