GazetaMax
LAJME

Urrejtja ndaj feve nuk është liri e shprehjes dhe pretendimeve për lirinë e mendimit

Taxhudin Hamidi -Tetovë

Për fat të keq fenomeni urrejtje është një çrregullim psikologjik autoimune para çdo fakti psikologjik që trajtohet me shumë vështirësi.
Populli jonë shqiptarë ka kaluar një kohë të gjatë si çdo popull tjetër me fenomenin urrejtje.
Urrejtja po prek shumë dimenzione të jetës duke filluar nga ata individuale ,familjare dhe kolektive.
Nga ana tjetër urrejtja shfaqet në dimenzionin politik,historik dhe fetarë.
Për fat të keq në orbitën dhe aspektin fetarë dekadat e fundit po krijohet një dimenzion apo kuptim ndaj feve duke instaluar diagnostikën e urrejtjes atëherë kur flasim dhe flitet për fetë.
Një krim i ri siç është urrejrja nën ombrellën e lirisë së mendimit dhe shprehjes.
Urrejtja ka edhe radikalitetin e vet dhe askush nuk e deklaron këtë gjë.
Pra rimarja e funksionit të urrejtjes ndaj feve bën që mendimi i lirë të nënshtrojë radikalizmi dhe etiketimet ndaj feve.
Nuk duhet të ekzistojë apo të paraqitet urrejtja ndaj feve sepse ky moment
mund të reagojë shumë keq në mesin e shoqërive multikonfesionale.
Të ruhet apo të mbrohen fetë nga urrejtja është një stad që mundë ta diskutojmë në rrafshin e stabilitetit.
Studimet aktuale sikur po na kujtojnë versetet e Kuranit i cili mësonë besimtarët që të mos urrejnë dhe shajnë fetë e njëri tjetrit.
Nga shkaku sepse Kurani pohon ju do të bëni që Zoti islam ose Allahu të anatemohet pa të drejtë.
Fetë duhet të admirohen dhe respektohen dhe në asnjë mënyrë të urrehen.
Sepse po dalim para një apsurdi të madh filozofik.
Sepse nuk ka asgjë në fetë e Zotit për të uryer nëse ata zbatohen sipas të gjitha normave të përcaktuara me shpalljen qiellore.
Sot pak a shumë abuzohet me lirinë e shprehjes dhe mendimit.
Urrejtja ndaj feve nuk është liri e mendimit.
Sepse mendimi i shëndoshë dhe njohja e veprimtarisë së vetëdijes e cila posedon kapacitet mendorë dhe njohës nuk dakordohet të kundërshtojë sublimet dhe aksiomat e feve.
Sepse fetë nuk pledojnë gjë tjetër përpos drejtësisë,barazisë,lirisë dhe njohjen e Zotit Një.
Prandaj realisht mund të konstatojmë se nuk më marëdhënie stereotipe në konstelacionin e feve.
Koha e fundit bëri që në dimenzionin e mosmarrëveshjeve mes popujve të rezultojë me një vërshim dënimesh dhe etiketimesh ndaj vetë feve.
Mua personalish më pengonë një fenomen ku secili bën përpjekje të krijohet një imazh apo prestigj apo legjitimitet për të krijuar parolla ,shprehje,apo sarkazma në dëm të feve.
Feja islame dhe besimtarët e saj i edukonë që të mos urrejnë fetë e të tjerëve.
Sulmet në xhamia dhe djegia e Kuranit nga persona në vendet skandinave kanë fituar një shkallë prestigji.
Shkalla e prestigjit të djegies së Kuranit është shumë e rezikshme se sa vet djegia e Kuranit.
Ketë duhet kuptuar nga të dy taboret katolik dhe musliman.
Sepse në një skenë rrugore e shfaqur në video nuk mund të lë përshtipje se sa tensioni dhe imponimi i shkallës së prestigjit të vet aktit jo legjitim të një provokimi me manifestime publike.
Momenti i kriterit apo qasja e pa kriter paraqitet se autoritetet … merren me këta incidente rrugore në djegien e Kuranit.
Dhe e treta është ajo që autoritete ofrojnë mbulim ligjorë për akterët që marrin këta llojë iniciativa me vërshim të kontrastit të një urrejtje ndaj feve.
Karakterizimi i liberalizmit ekstrem po merr një kahje jo normale në arenën mediatike sot.
Pra si rasti jo ideal dhe normal në bulevardit e Stokholmit të janarit të kaluar nga ekstremisti Ramsus Paludan.
Ramsus Plaudan dogji Kuranin para ambasadës Turke.
Incidentet nuk lidhen me ekzistencën e shtresave qytetare perendimore që kanë një qëndrim armiqësore ndaj fesë islame.
Por për fat të keq,lidhet edhe me praninë e një mbështetësi politik që i mbështet këto ide.
…ishte një mbështetës që ishte në gjendje të deportonte në parlamentin e disa vendeve evropjane.
Grupet e djathta dhe konservatore në perendim po shkaktojnë një aktiv me urrejtje ndaj feve.
Janë edhe disa rolet e paqarta që luajnë disa platforma mediatike për përhapjen e urrejtjes – intolerancës.
Grupe të djathta dhe nacionaliste.
Disa rryma politike populiste ne perendim e shfrytëzojnë këtë situatë dhe disa politikanë dhe grupe të djathta dhe nacionale.
Nuk duhet lëshuar pa përmendur periodikun e Zgjedhjeve në perendim që diaspora jonë shumë pak ka kohë të përcjellë.
Këtë e hasim nga teolog me renome kur prezentojnë në emisione TV lokale nuk pohojnë këta anomali apo pengesa të zhvillimit të identitetit të tyre në perendim.
Ata shumë bukur flasin për semaforët dhe respektin e lëvizjes urbane, dakordë.
Kur vinë këtu na flasin dhe mësojnë për dhunën familjare tek familjet shqiptare.Nje apsurd i sindromit perendimorë.
Mirpo,pos sulmeve të xhamiave,shkalla e prestigjit të djegies së Kuranit,mbulimi i atoriteteve dhe ligji,si dhe rrymat konservative dhe djathtiste e konservative ,duhet të kujtojmë se perendimoret po ndërtojnë diskretet e tyre mbi baza antiislamik për të arritur centralizimin politik dhe për të fituar zgjedhjet.
Gjë e cila zgjeron rrethin e intolerancës dhe urrejtjes.
Përkeqëson gjendjen e armiqësisë dhe prodhonë më shumë nga këta praktika jonormale.
Këta incidente shpërthejn nga liria e shprehjes dhe liberalizmi mediatik.
Perendimorët të cilat po thirren nga këndvështrimi i lirisë së mendimit dhe shprehjes gabohen.
Qasja e kësaj teme, pra të lirisë së mendimit dhe shprehjes kërkon një gjurmim të kujdesshëm të vijës së hollë që ndanë lirinë e mendimit dhe të shprehjes nga njëra anë dhe përçmimi për fetë dhe fyerjen parezervë të tyre nga ana tjetër.
Tani jemi këtu se edhe protestuesit kundër përbuzjes së Feve dhe shpifjeve së shenjtërive zakonisht nuk binden nga pretendimet për lirinë e mendimit dhe të shprehjes në këtë drejtim.
Siç nuk binden ata që ofendojnë dhe urrejne në emër të lirisë së mendimit edhe pala që ofendohet nuk bindet se liria e shprehjes duhet të amnestohet deri në mbrojtjen e akterit qe djegë Kuranin para policisë dhe qytetarëve.
Jemi mes dy antagonizmave.
Duhet të gjindet vija e hollë se kush pretendonë të prish qetësinë e qytetarëve?
Kjo gjendje po hedh benzin në zjar dhe lejonë ndezjen e urrejtjes.
Perendimorët qe lejojnë këta praktika të egra dhe të tepruara nuk mbrojnë lirinë e mendimit dhe të shprehjes dhe nuk i shërbejnë çështjeve të bashkëjetesës ,paqes dhe pranimit të tjerëve.
Teologët tanë në diasporë duhet të marrin rolin dhe misionin nga vullneti i emigrantëve ekonomik shqiptarë që të mbrojnë kauzën tonë me mjete paqësore dhe të paraqesin një model të drejtë dhe të moderuar i cili kërkon që të tjerët të respektojnë besimin tonë apo besimet tona.
Të respektojnë bindjet e tyre dhe jo vetëm të i detyrojnë në forma radikale në integrimin e shoqërisë perendimore.
Sepse ata financohen nga vet diaspora dhe jo nga forumet e integracionit.
Perendimorët dhe autoritetet e tyre duhet të kuptojnë se diadpora jonë muslimane në perendim është në mardhënie pune intensive dhe nuk ka kohë që të merret edhe me integrimin e rrjedhave që atje ndodhin.
Prandaj,birotë,forumet e ndryshme ,intelektual si dhe teolog duhet të kuptojnë zhvillimin e vështirë në mesin e muslimanëve në perendim.
Të gjitha tentativat për një integrim urgjent dhe të dhunshëm paraqet lëndim psikologjik dhe mendorë si dhe marrja e kohës me të afërmit e tyre në diasporë.
Secili të jetojë me dignitetin dhe identitetin e vet në përputhje me ligjet pozitive.

( xhxhxh!)

Related posts

Ukrainasit përgatiten për luftë në Odesa, mësojnë si të përdorin armët

e-max

Rreziqet kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe projektet “Qytetet inteligjente”

e-max

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

e-max