GazetaMax
Lajme

Ursula von der Leyen: Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë Evropën në zemër

Bruksel, 29 Shtator – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nga Athina deklaroi se zemrat e njerëzit në Ukrainë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri e kanë në zemër Evropën.

Pjesa më e madhe e përparimit të Ukrainës në reformat e BE-së është arritur sepse njerëzit e kanë Evropën në zemrat dhe mendjet e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për miqtë tanë në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Kjo vlen edhe për Moldavinë dhe Gjeorgjinë, të cilat gjithashtu kanë kërkuar të anëtarësohen në BE. Era e ndryshimeve po fryn në kontinentin tonë, tha ndër të tjera kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj në “Forumin e demokracisë në Athinë”, njoftoi korrespondenti i AIM-së nga Athina.

Ajo foli në detaje për demokracinë dhe vlerat demokratike, duke theksuar se sulmi rus ndaj Ukrainës është një “luftë e autokracisë kundër demokracisë”, por gjithashtu shprehu bindje të thellë se “demokracia do të mbizotërojë”.

Ajo tha se të gjitha demokracitë janë “një punë në progres, duke përfshirë edhe brendësinë e BE-së, e ndërtuar mbi premtimin e unitetit në diversitet” dhe shtoi se ky premtim ende nuk është realizuar plotësisht.

Ajo foli për katër prioritete që kërkojnë fokus: kërcënimet e reja, krizat e shumta, përpjekjet për kufij të rinj dhe brezat e ardhshëm.

Related posts

Agron Dedivanaj: Votën për Malësinë jua kemi borxh fëmijëve tanë

Gazetamax.mk

EMV mori 61 milionë euro për krizën energjetike, MEPSO e digjitalizon rrjetin

Gazetamax.mk

Sistemi TIMS në Kapshticë dhe Qafë Thanë me probleme

Gazetamax.mk